test
dishes.chicken-pita.nameBig
dishes.pork-wrap.nameBig
dishes.gyros-pita.nameBig
dishes.plate.nameBig
dishes.gyros-pita-2.nameBig

Historia Jonë

ATHENA lindi mes aromës së zgarës, zhurmës së rrugëve të Athinës dhe atyre shijeve që nuk kanë nevojë të bëjnë zhurmë për t'u mbajtur mend. Pas shumë recetash dhe netësh të humbura nëpër street foodet e qytetit, njëra prej tyre mbeti, e thjeshtë dhe autentike. Ajo u bë fillimi i ATHENA.

Emri erdhi nga Athena, perëndesha që sipas mitit i dhuroi Athinës ullirin, pemën që u bë simbol i jetës, paqes dhe mirëqenies. Thuhet se ishte pikërisht ajo dhuratë që fitoi zemrat e njerëzve dhe i dha qytetit emrin që mban edhe sot. Ndoshta për këtë arsye, në frymën e ATHENA gjithçka nis nga gjërat e thjeshta: shija e vërtetë, tryeza e ngrohtë dhe ushqimi që bashkon njerëzit.

4.8 rating from 95 reviews

Përbërësit Më të Mirë

Në ATHENA, fokusi është te përbërësit dhe shija e tyre natyrale. Përdorim pita greke të freskëta të lyera lehtë me gjalpë, mish të marinuar me erëza mesdhetare dhe të pjekur ngadalë në gjiro, patate ekstra crispy, perime të freskëta dhe salca të përgatitura çdo ditë në kuzhinë. Salca ATHENA me notat e lehta të portokallit shoqëron kryesisht mishin e pulës, ndërsa xaxiqi tradicional grek dhe tirokafteri plotësojnë shijet më autentike të menusë.

Një nga veçantitë e ATHENA është receta e kontosouvli-t të pules, e përgatitur sipas stilit tonë, me mish të marinuar dhe të pjekur ngadalë për të ruajtur shijen dhe teksturën karakteristike. Në menu përfshihen gjithashtu llukanik dhe kebab grek, djath feta autentik dhe produkte të zgjedhura me kujdes për të ruajtur frymën e street food-it grek, të shoqëruara me pije greke dhe një atmosferë të ngrohtë.

Përbërës të Freskët

Dërgesa

Baboon

Dërgesë përmes partnerëve tanë

Koha e vlerësuar e përgatitjes dhe dorëzimit është 30–45 minuta.

Porosit direkt nga Baboon

Athena Direct

Dërgesë direkte nga ne

Ne e sjellim porosinë tuaj në adresë për vetëm 50 Lek/km, brenda 30 minutave.

Porosit në WhatsApp
Payment: Card · Cash
Social Media:

© Athena Street Food 2026.  All Rights Reserved.